Bashkimi Europian në kohë pandemie përmbyllë marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

E publikuar: 27/05/2020 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Evropës sot i ka miratuar dy vendime për të përmbyllur një marrëveshje për lehtësimin e vizave dhe një marrëveshje të riatdhesimit me Bjellorusinë.

Kjo marrëveshje nga 1 korriku do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë marrjen e vizës nga qytetarët e Bjellorusisë që udhëtojnë drejt zonës Schengen dhe nga qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Bjellorusi, transmeton Gazeta Express. Këshilli i Evropës ka njoftuar për përmbylljen e marrëveshjeve me shtetin e Evropës Lindore përmes një komunikate për media në uebfaqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

“Statistikat e vizave janë dëshmi e rritjes së rëndësisë së marrëdhënieve mes BE-së dhe Bjellorusisë. Më 2019, numri i aplikimeve për viza Schengen në Bjellorusi ka shkuar në gati 650,000. Konkludimi i një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes popujve tanë dhe do të jetë ndihmë për fuqizimin e lidhjeve tona ekonomike, kulturore dhe shkencore”, tha Davor Bozinoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm i Kroacisë.

Marrëveshja për lehtësimin e vizave do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë marrjen e vizës nga qytetarët e Bjellorusisë që udhëtojnë drejt zonës Schengen dhe nga qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Bjellorusi. Marrëveshja e thjeshton dokumentacionin që duhet të paraqitet nga kategori të caktuara të qytetarëve si dhe lëshimin e vizave për hyrje të shumëfishtë për disa kategori të udhëtarëve të shpeshtë. Ajo gjithashtu e zvogëlon tarifën e përgjithshme për shqyrtimin e aplikacioneve për viza në 35 euro. Ata që kanë pasaporta diplomatike janë të liruar nga obligimi për vizë. Kjo marrëveshje është e zbatueshme për udhëtimet me afat të shkurtër kohor, të përcaktuar si qëndrim jo më i gjatë se 90 ditë në një periudhë 180 ditore.

Ajo është e shoqëruar nga një marrëveshje për riatdhesimin e personave që banojnë pa autorizim. Marrëveshja për riatdhesim përcakton obligime dhe procedura të qarta për shtetet anëtare të BE-së dhe Bjellorusinë për riatdhesimin e qytetarëve që janë duke banuar ilegalisht në territorin e palës tjetër pa autorizim. Marrëveshja mbulon riatdhesimin e shtetasve të saj si dhe të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, që dëshmojnë se kanë një lidhje të qartë me shtetin e kërkuar(për shembull një vizë ose leje qëndrim). Respektim i plotë i të drejtave të njeriut dhe obligimet tjera nën instrumentet ndërkombëtarë janë të siguruar në marrëveshje.

Bjellorusia do të njoftohet për përfundimet e këtyre marrëveshjeve të cilat do të hyjnë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas njoftimi. Kjo pritet të jetë më 1 korrik 2020.