Bashkëshortja e Ukë Rugovës lavdëron PDK’në për mbështetjen ndaj Bekim Jasharit

E publikuar: 22/08/2017 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reja e ish-presidentit Ibrahim Rugova ka komentuar kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

Blerta Kllokoqi, Rugova, bashkëshortja e ish-deputetit Ukë Rugova, thotë të jetë befasuar për të mirë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Komentet ajo i bëri pas lajmit se partia e Kadri Veselit do të përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jasharin.

Ky i fundit është djali i Hamëz Jasharit.

Kllokoqi-Rugova ka fjalët më të mira për familjen Jashari.

Shkrimi i plotë i Blerta Kllokoqi-Rugova në Facebook:

Suksese Bekim Jashari!

Adem e Hamëz Jashari sakrifikuan tërë familjen për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, kandidimi i Bekim Jasharit si i pavarur tregon se kjo familje i takon popullit të Kosovës.

Më vjen shumë mirë që PDK vepron me logjikë dhe jo me inat, duke treguar respekt dhe duke mbështetur kandidaturën e Bekim Jasharit për të parin e Skenderaj-it. Kështu respektohet gjeneza!!! Kështu mbrohet i yti!!! E befasuar, por për të mirë.

Suksese dhe respekt!