Bashkëshortja e Kosnett i del në krah Kurtit: Ka të drejtë, është e mundur lirimi i shtetit të kapur

E publikuar: 26/04/2020 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortja e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, Alison Kosnett, hapur ka dalë në përkrahje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Fillimisht në profilin e saj në Facebook, Alison Kosnett, ka shkruar për shtetin e kapur pa përmendur emrin e Kurtit, shkruan gazeta inFokus.

“Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar shkurt Kosnett.

Por, më pas u pyet nga miqtë në rrjetin social se për kë tha që “ai ka të drejtë”.

Ndërsa, Kosnett nuk vonoi përgjigjen, “Albin Kurti, Kryeministri në detyrë”, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në një koment tjetër ka thënë që Kosova ka nevojë për zërin e të gjithëve jo veç të Albinit.

“Jam e lumtur që vazhdoj të flas për nevojën për transparencë edhe llogaridhënie. Të gjithë duhet të flasim e ta ngrejmë zërin për këtë. E ardhmja e Kosovës ka nevojë për zërin e të gjithëve, jo veç të Albinit. Kjo nuk mund të jetë veç politike, duhet të jetë për integritetin e qeverisjes për të gjithë”, ka shkruar Kosnett./Gazeta inFokus/