Bashkëshortja e ambasadorit amerikan në protestë me tenxhere kundër rrëzimit të qeverisë Kurti

E publikuar: 19/03/2020 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gruaja e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, mezi ka pritur të bëhet ora 8 të mbrëmjes për t’i goditur tenxheret e tiganët në Prishtinë.

Sot është organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Protesta ka qëllim shprehjen e pakënaqësisë duke bërë potere në ora 20:00, si rezultat i pakënaqësive me situatën politike të krijuar në Kosovë.

“Nuk më pritet deri në ora 8 të mbrëmjes për të filluar poteren me tenxhere e tigan këtu në Prishtinë”, ka shkruar më herët Alison Kosnett.