Bashkëshorti i ministres e ish-avokati fyejnë qytetarët, ‘Prostitutë e neveritshme’

E publikuar: 23/05/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alban Krasniqi, aktivist i VV-së dhe bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, vazhdon të jetë shumë akti në rrjetet sociale, duke fyerë të gjithë ata, që nuk pajtohen me qëndrimet e Vetëvendosjes, raporton Scanner.

Dje ai lëshoi një paralajmërim të ashpër për presidentin Thaçi, ku tha se presidenti po tenton të luajë me parimet dhe rregullat e demokracisë.

“Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional. Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin”, ka shkruar ai.

Por, më fjalor të ashpër e fyes është edhe ndaj qytetarëve, që nuk pajtohen me qëndrimet e tij,e të tillëve nuk heziton të ju shkruaj edhe në privat.