Bashkatdhetarët lënë Kosovën, kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë në dalje të pikë kalimeve kufitare

E publikuar: 14/08/2019 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë tani më kanë përfunduar pushimet dhe janë duke u kthyer në vendet e Evropës, aty ku jetojnë.

Kjo ka bërë që në pikat kufitare të Kosovës të shkaktohen kolona në dalje për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se kolona të gjata deri në një kilometër janë shkaktuar në dalje të Merdares. Ndërsa në hyrje kolonat janë deri në 50 metra.

Pritjet në këtë pikë kalim janë deri në tri orë në dalje.

Po ashtu kolona janë shkaktuar edhe në dalje të pikë kalimit Dheu i Bardhë deri në 20o metra në dalje, ndërsa 100 metra në hyrje. Pritjet janë deri në 40 minuta.

Edhe në Muçibabë janë krijuar kolona deri në 400 metra dhe pritje deri në 40 minuta në dalje.

Kurse në pikë kalimin Vërmicë kolona në dalje janë deri në 100 metra.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/