Basha: Rama mbron Tahirin, ish-ministri kërcënon prokurorët

E publikuar: 21/10/2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke i thënë se ai është pas Saimir Tahirit dhe gjithë trafikantëvë.

Basha tha se, ish-ministri i akuzuar kërcënon prokurorët e çështje.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Për 4 video PD-ja ka denoncuar trafikun e drogës nga dyshja Rama-Tahiri, por ata kanë bllokuar çdo hetim.

Për 4 vite, i ka transferuar, kërcënuar quajtur kriminelë dhe i ka larguar, oficerët e policisë si Dritan Zagani.

Për 4 vite Habilajt bënin trafik me mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.

Antimafia italiane ka sjellë dokumente dhe prova të faktuara për trafikun e drogës nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Antimafia italiane ka sjellë prova që krahu i djathtë i Edi Ramës, trafikonte drogë.

A nuk është provë makina e ministrit. A nuk janë prova plantacionet dhe magazinat e drogave?

A nuk është provë që krimi kishte nën kontroll dhe dhomën e radarëve?

A nuk është provë që trafikanti blen një byzylyk 9 mijë euro për gruan e ministrit.

A nuk është provë që ministrit i duhen 20 milionë euro për zgjedhjet?

Është Edi Rama pas Saimir Tahirit, ai është pas çdo trafikanti. Asnjë gjë nuk është bërë pa leje dhe bekimin e Edi Ramës.

Këto janë arsyet që Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po u bën gjyq prokurorëve.

Tahiri kërcënonte sot prokurorët duke u thënë, po unë trafikoja drogë.