Basha përsërit: Zgjedhje të parakohshme

E publikuar: 24/10/2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetë muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i rikthehet idesë së zgjedhjeve të parakohshme.

Në takimin me fermerë të Vaut të Dejës, lideri i opozitës iu rikthye propozimit të hershëm të tij duke e parë si mundësi mbajtjen në të njëtjën ditë të zgjedhjeve të pergjithshme të parakoshme, me ato lokale.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni”.

“Unë jam këtu për tu komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”.

Duke i kërkuar shkodranëve që të tregohen të zgjuar kur zgjedhjet të trokasin, Lulzim Basha u zotua se vendimi i parë kur të vijë në pushtet, do të jetë anulimi i kontratave dhe koncesioneve abuzive, të cilat, sipas Bashës, do i nënshtrohen ligjit antimafia.

“Kontratat korruptive do anulohen dhe paratë që shkojnë për 10 veta apo 10 foka, do përdoren për prioritetet tona, mbështetja e bujqësisë dhe rinisë, përmes stazheve të punës”.

Kryetari demokrat gjithashtu akuzoi qeverinë për diskriminim e bashkive, që drejtohen nga e djathta./ Top Channel