Basha: Ora e bandave mbaron në 25 qershor, votojmë për ekonominë

E publikuar: 22/06/2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita ka mbyllur fushatën elektorale në Elbasan në një miting madhështor, ku mijëra qytetarë kishin dalë në mbështetje të liderit të PD-së Lulzim Bashës dhe partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Basha ftoi të gjithë shqiptarët që në 25 qershor të votojnë masivisht për ti mbyllur derën njëherë e përgjithmonë bandave.

Ai tha se vota për numrin 6-të është vota për rritjen e ekonomisë dhe uljen e taksave.

‘Ora e bandave mbaron në 25 qershor. Bashkë do ta çlirojmë, unë do ta shtyp krimin dhe do tu liroj nga ai. Ka ardhur ora të ndërtojmë institucione ekonomike për të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar.

Kudo që shkoj të gjithë janë të bashkuar, opozita, demokratët por edhe socialistët e zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga Edi Rama’, deklaroi Basha.