Basha optimist për fitore (Video)

E publikuar: 25/06/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, thotë se është optimist për fitore në zgjedhjet e mbajtura sot.

Edhe pse Exit Poll-et e nxjerrin atë si parti të dytë me 30-34 për qind të votave, Basha në një prononcim të fundit thotë se pret që të dalë fitues me partinë e tij.

“Sipas raportimeve të partisë sonë, jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren”, ka thënë ai.

Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas Exit Poll-eve ka dalë fituese me 45-49 për qind të votave.