Basha: Fitore e qartë! Qytetarët zgjodhën ndryshimin, kam besim të plotë te numëruesit

E publikuar: 25/04/2021 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lulzim Basha

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, në një dalje publike nga selia blu, u shpreh optimist për fitoren e Aleancës për Ndryshim.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.

Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas ligjit.

Dhe siç e kam thënë në fillim të fushatës në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.’