Basha bënë thirrje për protestë

E publikuar: 09/03/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasditen e djeshme tha se dyshja Rama – Meta e ka kuptuar se për ta ka nisur numërimi mbrapsht, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e tyre.

Ai gjatë ditës së djeshme ka bërë me dije se opozita do të protestojë me 12 mars, duke filluar nga ora 10:00 duke nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ për të rrëzuar siç tha, oligarkinë Rama-Meta që ka zhytur në varfëri e dëshpërim një popull të tërë.

Sipas Bashës, gjendja në vend, për shkak të keqqeverisjes është dramatike, duke nisur nga ‘krimi përditë në rritje, akte të dëshpëruara të vetëflijimit për shkak të lakut të vënë në fyt, ku vetëm javën që shkoi pati tre raste, shkelja me dy këmbë e ligjit nga dyshja Rama-Meta, edhe pse njëri është i akuzuara si porositës i vrasjes së një deputeti dhe tjetri si dëshmitar.