Bartomeu nuk është i brengosur për largimin e Neymarit

E publikuar: 07/08/2017 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duket se nuk është i brengosur për largimin e Neymarit.

25 vjeçari brazilian u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro.

Por, numri një i klubit spanjoll nuk është aspak i brengosur, pasi aty është gjeniu i futbollit, Leo Messi.

“Leo Messi, lojtari më i mirë në botë, do të vazhdojë të udhëheqë këtë ekip”, u përgjigj Bartomeu.

“222 milionë eurot që kemi marrë për Neymar Junior do të administrohen me maturi, ashpërsi dhe qetësi”, shtoi ai.