“Barrikada mbi lumin Ibër hiqet deri në tetor”

E publikuar: 01/07/2015 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka paralajmëruar se deri më 1 tetor do të hiqet barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe se do të fillojë faza e parë e qarkullimit të këmbësorëve.
Sipsa saj, pjesa tjetër e marrëveshjes për lëvizjen e veturave në këtë pjesë do të implementohet më vonë.

Tahiri tha se ky është propozim i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi dhe se pala kosovare e ka pranuar këtë opsion, transmeton Klan Kosova.