Barra për të udhëhequr Kosovën në ndeshjen vendimtare i takon një amerikani

E publikuar: 17/08/2017 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plejmejkeri amerikan Scott Bamforth (188 cm) do të ketë barrën e organizimit të lojës te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për botërorin “Kina 2019” – atë kundër Estonisë.

Në stërvitjen e ditës së mërkurë në Prishtinë, që zgjati një orë e gjysmë, përzgjedhësi Brad Greenberg pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke angazhuar lojtarët në lojë në dy kosha, për ta përmbyllur stërvitjen në lojë në një kosh. I vetmi prej lojtarëve që nuk është zëvendësuar fare ishte pikërisht amerikani Bamforth, shkruan sot Koha Ditore.

Ky i fundit ndaj Estonisë krahas shënimit të pikëve do të ketë për detyrë të bëjë edhe asistime që do të rezultojnë me pikë. Bamforth këtë e ka parasysh dhe insiston se është plotësisht i gatshëm për duelin e së shtunës mbrëma, që nis në orën 20:15, e që zhvillohet në Prishtinë.