Barkley largohet nga Everton, e duan dy skuadra të mëdha

E publikuar: 29/06/2017 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ross Barkley pritet të largohet nga skuadra e tij Everton.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën bardh e kaltër dhe tani duket se ka ardhur koha e largimit.

Ai dëshiron të luajë në një skuadër më të madhe dhe këtë gjë ia ka konfirmuar klubit anglez.

Por reprezentuesi anglez mund të mbetet përsëri në Ligën Premier.

Është nën kampioni i Anglisë, Tottenham Hotspurs që po këmbëngulë për transferimin e tij.

Gjithsesi në garë mbetet edhe gjiganti italian Milan që dëshiron ta transferojë Barkleyn në ‘San Siro’.

Everton është e gatshme ta shesë yllin e tyre nëse ndonjëra nga skuadrat ofron 30 milionë funte. /Telegrafi/