Barkat u mbushën me peshq, dolën mbi sipërfaqe të ‘ndjekur nga peshq më të mëdhenj‘ (Video)

E publikuar: 23/07/2018 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një port të Taipeit në Tajvan, mijëra peshq dolën mbi sipërfaqe të detit dhe ranë në barkat e peshkatarëve.

Lu Jinwai ishte së bashku me shokë duke e pastruar barkën, kur gjatë mesnatës ndjeu se ‘deti po vlonte’, transmeton Telegrafi.

Sipas peshkatarit 31-vjeçar, sardinat dolën përjashta, sepse u ndoqën nga barakudat, krijesa më të mëdha që ushqehen me peshq të vegjël.

“Ishte e frikshme, më dukej sikur po sulmohesha nga peshqit”, ka thënë Jinwai për ngjarjen e papritur.

Bashkë me shokë, ai i ka marrë gjallesat që i ranë në bord, për t’i kthyer sërish në ujë. /Telegrafi/