Bariu nga Hani i Elezit me memorie të jashtëzakonshme (Video)

E publikuar: 20/05/2017 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bari nga Hani i Elezit ka memorie tejet të zhvilluar. Xhvahir Hasallari mban mend ditë e data të shumta. Ai di saktësisht edhe ditëlindjet e politikanëve kosovarë.

E veçanta e 54 vjeçarit nga Hani i Elezit i cili ka vetëm 8 vjet shkollim është mbajtja mend e kalendarit.

Mjafton të thuash ditën e vitin që Xhevahiri ta tregojë ditën se çfarë ka qenë.

Ky nuk e ka problem ta thotë se çfarë dite i bije datave të caktuara viteve të ardhshme.

Xhevahir Hasallari nuk e ka problem edhe kur pyetet për data e lindjes së politikanëve kosovarë.

Ai nuk ka telashe edhe me ngjarjet sportive.

Thotë se as ai nuk e di sekretin e kësaj.

“E kam prej 76’ës”, thotë ai.

Këtë aftësi të tij familjarët e Xhevahirit kur ai ishte tejet i ri.

“Ky mban mend prej vitit 1976 e këtej. Qe 41 vjet. 13 vjeçar kur ka qenë ka majtë mend”, thotë vëllai i tij, Serveti.

Pavarësisht kësaj, Xhevahiri jeton i vetëm në kushte të rënda ekonomike.

“Baba m’ka vdekë, unë në punë s’jam”, tha ai.