Barcelona zbulon trajnerin për sezonin e ri

E publikuar: 21/05/2015 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Luis Enrique do të mbetet në postin e trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm.

Në vitin e parë në detyrë, Enrique ka udhëhequr ekipin “Blaugrana” drejt titullit në La Ligë dhe finales në Copa del Rey e Ligë e Kampionëve.

Andaj, kjo i ka sjellë konfirmimin në post.

“Luis Enrique ka kontratë edhe për vitin e ardhshëm dhe besoj se do të vazhdojë në Barcelonë”, deklaroi Bartomeu për të përditshmen sportive katalane “Sport”.

“Skuadra është e kënaqur me mënyrën se si ai i ka implementuar idetë e tij. Andaj, i ka mbetur edhe një vit tjetër i kontratës me Barcelonën”, u shpreh ai.