Barcelona vazhdon pa humbje në La Liga, fiton me lehtësi ndaj Bilbaos

E publikuar: 18/03/2018 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje edhe pas javës së 29-të pasi e ka mposhtur Bilbaon në një ndeshje te dominuar totalisht.

Barcelona ende nuk di për humbje (Getty Images)

Pjesa e parë i takoi në përgjithësi gjigantit katalunas, të cilët krijuan shumë raste, por arritën të shënojnë vetëm dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë, ku Paco Alcacer shënoi për 1-0 pas asistimit të Jordi Albas.

Alcacer shënoi golin e parë (Getty Images)

Barcelona pas këtij goli pati edhe raste tjera me Philippe Coutinhon, ku rroki dy herë traversën (14′, 35) dhe Paulinho (44′), por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat.

Goli i 2-0 erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes, ku Lionel Messi shënoi një supergol nga distanca pas asistimit të Ousmane Dembeles.

Dembele asiston – Messi shënon supergol (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Barçës me rezultat përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin me 75 pikë të tubura, ndërsa Bilbao zë vendin e 13-të me 35 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit luajnë në udhëtim te Sevilla, ndërsa baskët e presin Celta Vigon. /Telegrafi/