Barcelona vazhdon kontratën me yllin skuadrës deri në vitin 2022

E publikuar: 12/05/2017 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marc-André ter Stegen, portieri gjerman, do t’i mbetet besnik Barcelonës
E përditshmja sportive katallane, Sport, ka zbuluar se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me porriten gjerman, Marc-André ter Stegen.

Sport shkruan se kjo marrëveshje do të bëhet zyrtare shumë shpejtë, përcjell Express. Kurse, reprezentuesi i Gjermanisë do të nënshkruaj deri në vitin 2022 me Barcelonën.

25 vjeçari ishte transferuar në Barcelonë në verën e vitit 2014 nga skuadra gjermane, Borussia Mönchengladbach.

Në vitin e parë në Camp Nou, Ter Stegen, kishte luajtur vetëm në Ligën e Kampionëve, pasi Claudio Bravo ishte poriteri i parë.

Por, me transferimin e Bravos në Manchester City gjatë verës së kaluar, Ter Stegen është bërë titullar i padiskutueshëm në ekipin e Luis Enriques. /Express/