Barcelona, tani duhet të shqetësohet për situatën aktuale

E publikuar: 11/02/2019 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy barazimet e njëpasnjëshme kundër Valencias dhe Athletic Bilbaos e kanë kthyer situatën e Barcelonës në një situatë shqetësuese.

Kjo pasi ata kanë tani orar të vështirë përpara dhe çështja e titullit në Spanjë është hapur tashmë.

Edhe pse janë të gjashtë pikë në krye, më shumë se sa Real Madridi, e shtatë më shumë se Atletico Madridi, ata kanë disa ndeshjet shumë të vështira përpara.

Si ka ndryshuar situata e pikëve nga xhiro 10 te xhiro 22

Blaugranënat e nisin lehtë me Real Valladolidin, para se të takohen në Ligën e Kampionëve me Lyonin, shkruan Marca.

Pas këtyre ndeshjeve ata duhet të udhëtojnë te Sevilla dhe pastaj te Real Madridi dy herë (një Kupë, një kampionat).

Ndeshjet kryesore dhe vendimtare ku mund të vendosen dy trofe, janë ajo e Kupës (ndeshja kthyese, pasi e para është mbyllur 1-1) dhe ajo e kampionatit.

Lionel Messi dhe Raphael Varane (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Për Barcelonën shqetësues është fakti pasi që para dy javësh ishin me 10 pikë para, ndërsa tani janë vetë gjashtë, gjë që mund ta kthej presionin te Blaguranat.

Barcelonës i është kthyer nga lëndimi Dembele, por vazhdon të shqetësojë forma e Coutinhos. /Telegrafi/