Barcelona refuzon ofertën e Romës për këtë lojtar

E publikuar: 18/07/2017 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barça e ka refuzuar ofertën e Romës për El-Haddadin

Barcelona ka refuzuar ofertën e Romës për sulmuesin, Munir El-Haddadi, derisa klubi katalanas ka marr disa oferta edhe nga La Liga, Alaves dhe Real Sociedad interesohen për lojtarin.

Goal mëson se klubi italian e kërkoi lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje, por Barcelona do ta lë të largohet vetëm për klubin që ofron 25 milionë euro.

“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë për lojtarët tanë”, tha drejtori sportiv, Robert Fernandez.

Munir, që ka shënuar nëntë gola në 41 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, ka kontratë deri në vitin 2019, lauozla e të cilit është 60 milionë euro.