Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

23.10.2019 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Barcelona-Real luhet në 18 dhjetor, El Clasico ka një datë

Tani është zyrtare, El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e parashikuar të zhvillohej këtë fundjavë, do të luhet në 18 dhjetor.

Komisioni i Garave në Federatën spanjolle zyrtarizoi këtë datë që u propozua edhe nga të dy klubet, ndërkohë që La Liga ka qenë gjithnjë kundër teksa preferonte që kjo sfidë të luhej mes datave 4 dhe 7 dhjetor.

Sfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në Camp Nou u shty për shkak të tensioneve që shpërthyen në Katalonjë pas vendimit të Gjykatës Supreme për të dënuar me burg liderët politikë Katalanas.

Fillimisht u bë një propozim nga La Liga për ndryshimin e rendit të El Clasico të sezonit; domethënë që ndeshja e 26 tetorit të luhej në Bernabeu ndërsa ajo e fazës së dytë në Camp Nou, një propozim që u refuzua si nga Barcelona ashtu edhe Reali i Madridit.

Kështu që Federata vendosi shtyrjen e saj, ndërkohë që data përfundimtare u vendos vetëm këtë të mërkurë pas një mbledhjeje ku kishte kontraste në opinionet e palëve pjesëmarrëse në të.

Por La Liga nuk dorëzohet ende në këtë pikë pasi ka vendosur që të apelojë këtë vendim në Këshillin Suprem të Sporteve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Për të gjithë ata të cilët e kanë keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqtrajtuar mikpritjen për përfaqësuesen angleze

Për të gjithë ata të cilët e kanë keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqtrajtuar mikpritjen për përfaqësuesen angleze

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

Kosova e mbyll ciklin eliminator për ‘Euro 2020’ e pafuqishme kundër Anglisë

Kosova e mbyll ciklin eliminator për ‘Euro 2020’ e pafuqishme kundër Anglisë

Anglia ngrit epërsinë ndaj Kosovës

Anglia ngrit epërsinë ndaj Kosovës

Gazeta britanike: Tifozët kosovarë mbajnë lartë flamujt anglezë gjatë këndimit të himnit të Anglisë

Gazeta britanike: Tifozët kosovarë mbajnë lartë flamujt anglezë gjatë këndimit të himnit të Anglisë

Emocionuese: Çfarë atmosfere në ‘Fadil Vokrri’ gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe Anglisë!

Emocionuese: Çfarë atmosfere në ‘Fadil Vokrri’ gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe Anglisë!

Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Anglisë

Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Anglisë

Tifozët anglezë me plis të bardhë në kokë këndojnë nëpër rrugët e Prishtinës: “Serbinë e rrahin kudo që shkon!”

Tifozët anglezë me plis të bardhë në kokë këndojnë nëpër rrugët e Prishtinës: “Serbinë e rrahin kudo që shkon!”

Kosova – Anglia, formacionet zyrtare

Kosova – Anglia, formacionet zyrtare

37 vjeçarja tregon se si njolla e vogël që iu shfaq në hundë, i rezultoi të ishte kancer

37 vjeçarja tregon se si njolla e vogël që iu shfaq në hundë, i rezultoi të ishte kancer

Ja pse Anglisë i nevojitet sot fitorja kundër Kosovës

Ja pse Anglisë i nevojitet sot fitorja kundër Kosovës

A do t’i shohim nesër tifozet më seksi të Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’?

A do t’i shohim nesër tifozet më seksi të Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’?

Tifozët finlandezë festojnë më shqiponjën dykrenare (FOTO)

Tifozët finlandezë festojnë më shqiponjën dykrenare (FOTO)

Genta Ismajli po vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar

Genta Ismajli po vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar

Cilat janë pesë komplekset kryesore të femrave në seks?

Cilat janë pesë komplekset kryesore të femrave në seks?

Dhimbjet e rritës europiane: Çekia – Kosova 2:1

Dhimbjet e rritës europiane: Çekia – Kosova 2:1