Barcelona nuk ndalet në La Liga, 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para (Video)

E publikuar: 24/09/2017 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas ka kryer punën e tyre edhe në ndeshjen e gjashtë kampionale, duke shënuar po kaq fitore dhe mbajtur primatin në tabelë me maksimumin e pikëve.

Seria e golave në këtë ndeshje u hap në minutën e 17 të ndeshjes me mbrojtësin Aday Benitez, i cili shënoi autogol pas devijimit që i bëri goditjes së Jordi Albas duke u quar Barçën në epërsi 1-0.

Përkundër shumë rasteve tjera në këtë pjesë, gola tjera nuk pati dhe pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës nga Camp Nou.

Në pjesën e dytë, Barça arriti të shënoj edhe dy gola tjerë, ku i pari erdhi pas vetëm tre minutave lojë, kur goditja në formë harkimi me thembër e Aleix Vidal u devijua nga këmbët e portierin Gorka Iraizoz për epërsinë 2-0.

Vidal iu gëzua golit të dytë

Barcelona golin e tretë e gjeti në minutën 70 të ndeshjes, ku Luis Suarez shënoi për 3-0 pas një kundërsulmi të shpejt, ku asistimi i erdhi nga Sergi Roberto.

Pas kësaj fitore, katalunasit prijnë të vetëm në tabelë me 18 pikë dhe ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi ndaj Las Palmasit, ndërsa Girona renditet në vend të 16 me pesë pikë dhe ndeshjet tjetër udhëtojnë te Celta Vigo. /Telegrafi/