Barcelona nën hetim nga UEFA, shkak ballonët

E publikuar: 07/04/2018 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është duke u akuzuar nga UEFA në lidhje me një incident të tifozëve gjatë fitores së tyre në Ligën e Kampionëve 4-1 kundër Romës.

Kjo pasi një grup i tifozëve hodhën balona të verdhë në fushën e Camp Nou.

Hedhja e balonave u pa si një akt proteste ndaj qeverisë spanjolle për burgosjen e politikanëve katalunas.

Tifozët e Barcelonës . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Pagine Romaniste shkruan se iniciativa ishte promovuar nga Komitetet e Katalunisë për Mbrojtjen e Republikës në mediat sociale.

UEFA pretendon se rregullat disiplinore janë thyer nga ky incident.

Festa e Barcelonës (Getty)

Trupa e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të mblidhet më 31 maj për të përcaktuar dënimin e klubit.

Ndeshja e dytë e çerekfinales mes Romës me Barçën do të luhet në Olimpico të martën. /Telegrafi/