Barcelona mposht Leganes falë het-trikut të Messit, thyen rekordin shumëvjeçar të La Ligas me 38 ndeshje radhazi pa humbje  

E publikuar: 07/04/2018 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Leganes me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në këtë kampionat, teksa Barcelona ka thyer rekordin prej 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në La Liga, i cili mbahej nga Real Sociedadi.

Barcelona e rekordeve (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një supergol nga goditja e lirë për 1-0.

Festa e Messit pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Ylli argjentinas doli në pah edhe në minutën e 32-të duke shënuar golin e dytë personal për epërsinë 2-0 pas asistimit të Philippe Coutinhos dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Messi duke falënderuar Coutinhon pas asistimit (Getty Images)

Ishin mysafirët e Leganes, të cilët arritën të kthehen në lojë duke shënuar me anë të Nabil El Zhar (68′) për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Megjithatë, në fund të lojës u shfaq përsëri Messi, i cili shënoi për 3-1 duke kompletuar het-trikun dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Messi kompletoi het-trikun ndaj Leganes (Getty Images)

Pas kësaj fitore, katalunasit kanë 71 pikë në vendin e parë, ndërsa Leganes renditet në pozitën e 14-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët e presin Valencian në Camp Nou, ndërsa Leganes luajnë po ashtu në shtëpi ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hh10f