Barcelona mohon spekulimet për Neymarin

E publikuar: 20/10/2018 07:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, thotë se nuk janë zhvilluar bisedime të brendshme për rikthimin e mundshëm të Neymarit.

Raportimet në Spanjë këtë javë kanë sugjeruar se Barca dëshiron të sjellë sulmuesin në Camp Nou, 14 muaj pasi e shiti te kampionët e Ligue 1.

Por, Cardoner thotë se 26 vjeçari brazilian nuk është në agjendën e klubit.

Neymar (Foto: Getty Images)

“Bordi i Barcelonës nuk e mendon rikthimin e Neymarit. Është një pyetje të cilës nuk mund t’i përgjigjemi sepse askush nuk e ka përmendur atë”.

“Ai ishte një lojtar që u largua, do të ishte ndryshe nëse ne nk do të kishim besuar në të, por rasti ësthë ndryshe”.

“Nëse do të dëshironim transferimin, do të duhej të bisedohej në bord, por deri tani kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh Cardoner për SER Catalunya.

Neymarit sezoni ju ndikua për të keq për shkak të një lëndimi që e pësoi në shkurt, ndërkaq ekipi i tij fitoi tri trofe në futbollin francez. /Telegrafi/