Barcelona mendon transferimin e njërit mes Skriniarit ose Koulibalyt

E publikuar: 14/10/2018 06:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona do të tentojë transferimin e njërit prej dy mbrojtësve të Serie A, Milan Skriniar i Interit dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.

Lëndimi i francezit Samuel Umtiti dhe ai i belgut Thomas Vermaelen ka ndezur alarmin emergjent të skuadrës nga Camp Nou.

Blaugranët janë në kërkim të përforcimeve mbrojtëse dhe duket se ka identifikuar dy objektiva që aktualisht luajnë në Itali.

Gazeta spanjolle AS raporton se sllovaku i Interit Milan Skriniar dhe senegalezi i Napolit Kalidou Koulibaly janë të preferuarit e klubit katalunas.

Sipas AS, senegalezi Koulibaly shihet si zgjedhja e parë, por Napoli dëshiron të paktën 100 milionë për të, pasi së fundmi kanë nënshkruar një kontratë të re.

Skriniar është duke diskutuar një marrëveshje të re me Interin dhe ka tërhequr gjithashtu interesim nga Liga Premier.

23-vjeçari është blerë nga Sampdoria në verën e vitit 2017 për 27 milionë euro, por çmimi i tij thuhet se ka shkuar në qiell.

Sipas mediave italiane, Interi ka refuauar tashmë oferta në vlerën rreth 60-70 milionë euro dhe transferimi i tij nëse ndodh mund të shkoj deri në 100 milionë. /Telegrafi/