Barcelona me ofertë për Willianin, Malcom plus para për ta transferuar brazilianin

E publikuar: 11/01/2019 03:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është duke tentuar ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri aktual i La Ligas po synon transferimin e sulmuesit anësor të Chelseat, Willian.

Barcelona kishte tentuar transferimin e Willianit edhe në verën e vitit të kaluar, por që ishte refuzuar oferta e tyre nga Chelsea.

Willian. (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Tani katalunasit do të tentojnë të bindin Chelsean me një ofertë tjetër për ta lënë të lirë brazilianin.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, Barca është gati ta ofrojë një shumë prej 60 milionë eurove plus shërbimet e Malcom për të arritur te Willian.

30-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë vit me Chelsean, pasi ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Malcom. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Barca po synon ta largojë Malcomin që e transferuan në verë nga Bordeaux pasi braziliani nuk është përshtatur me futbollin spanjoll.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të pranojë ofertën e Barcelonë për yllin e tyre. /Telegrafi/