Barcelona – Leganes, formacionet zyrtare – Valverde me shumë ndryshime

E publikuar: 20/01/2019 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dhe Leganes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Leganes në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 20-të në La Liga, ndeshje e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen nga një seri prej gjashtë fitoreve radhazi në kampionat dhe luan edhe këtë ndeshje për fitoren e radhës.

Në anën tjetër, Leganes nuk po përjeton formë të mirë momentalisht në La Liga dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Valverde ka vendosur të bëjë rotacion, ku as Lionel Messi nuk është titullar, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Vermaelen, Alba; Arthur, Busquets, Alena; Coutinho, Suarez, Dembele. 

RezervistëtCillessen, N. Semedo, Rakitic, Messi, Malcom, Murillo dhe Vidal.

LeganesCuellar; Nyom, Tarin, Omeruo, Siovas, Silva; Vesga, Recio, O.Rodriguez, Braithwaite; In Nesyri.

/Telegrafi/