Barcelona largoi El Haddadin për ta huazuar Moratan

E publikuar: 12/01/2019 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona po e analizon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata.

Sport shkruan se Barcelona po shqyrton një huazim të Moratas.

Sulmuesi që nuk është më i preferuari te Blutë e Londrës ka shënuar 5 gola në 16 takime në Ligën Premier këtë sezon.

Barca është e pavendosur nëse do ta transferojë suluesin gjatë dimrit, por Morata është një prej emrave që po konsiderohet si përforcues i sulmit.

Gjigantët katalanas tashmë kanë kërkuar informacione për situatën e Moratas, por ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

Barcelona e ka lejuar Munir El Haddadin që të shkojë drejt Sevillas, e që e hap derën për transferimin e Moratas. /Telegrafi/