Barcelona konfirmon lëndimin e Dembeles (Foto)

E publikuar: 16/09/2017 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit anësor, Ousmane Dembeles, në ndeshjen ndaj Getafes.

Dembele është lënduar gjatë pjesës së parë të ndeshjes përballë Getafes, duke u detyruar ta lë fushën e blertë në minutën e 26, ku u zëvendësua nga Gerard Deulofeu.

Lëndimi i sulmuesit francez erdhi vetvetiu dhe jo nga ndonjë ndërhyrje e lojtarëve kundërshtar, kështu që lëndimi i tij nuk duket të jetë aq i rëndë.

Sipas faqes zyrtare të Barcelonës në Twitter, Dembele ka pësuar tërheqje muskulore, ndërsa testet tjera do bëhen më vonë për të vlerësuar shkallën e lëndimit.

“Ousmane Dembele ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë, nevojiten më shumë teste për të mësuar shkallën e lëndimit”, thuhet në konfirmimin e Barcelonës. /Telegrafi/