Barcelona ‘kërcënon’ Alvesin

E publikuar: 09/06/2015 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Barcelonës kanë kërkuar nga Dani Alves që sa më shpejtë të vendos për të ardhmen

Barcelona nuk do ta pres gjatë Dani Alvesin që të mendohet rreth vazhdimit të kontratës. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit nga Camp Nou, Josep Maria Bartomeu.

Alvesit i skadon kontrata me Barcelonët këtë muaj, derisa ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

“Alves ka pasur një ofertë në tavolinë për disa javë. Ai ka një ofertë për dy vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Ai duhet të vendosë se çfarë do të bëjë. Nuk ka shumë kohë,” ka thënë Bartomeu për TV3. /Express/