Barcelona i ofron kontratë të re pesë vjeçare Jordi Albas

E publikuar: 14/02/2019 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jordi Alba duket se do të vazhdoj qëndrimin në Kataluni.

Mbrojtësi katalunas është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin katalunas dhe për të interesoheshin skuadra të mëdha.

Manchester City, Manchester United dhe Juventusi ishin ekipet e interesuara për transferimin e spanjollit.

Kontrata aktuale e Jordi Albas me Barcelonën skadon në verën e vitit 2020, por ajo do të zgjatet deri në vitin 2024.

Mundo Deportivo ka raportuar se ka qenë presidenti i Barcelonë, Josep Maria Bartomeu që ka marrë përsipër rinovimin e Albas.

Lionel Messi dhe Jordi Alba. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare Albas ku do të ketë edhe rritje page.

28-vjeçari aktualisht fiton rreth gjashtë milionë euro në stinor, ndërsa me kontratën e re paga e tij pritet të jetë rreth nëntë milionë.

Reprezentuesi spanjoll është dalë nga akademia e La Masias, por ai ka bërë karrierë edhe në skuadrat tjera spanjolle.

Alba ka veshur fanellën e Gimnastic dhe të Valencias para se t’i bashkohej Barcelonës në verën e vitit 2012 për 15 milionë euro. /Telegrafi/