Barcelona i jep ultimatum Dembeles, nuk guxon ta ndal kurrë telefonin

E publikuar: 14/12/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ousmane Dembele iu bashkua Barcelonës verën e kaluar, ku katalunasit paguan plot 150 milionë euro te Borussias Dortmund, por francezi nuk ka arritur të bindë.   

Ai deri më tani ka marr plot 200 mijë euro gjoba nga klubi, por sërish nuk kanë arritur ta disiplinojë sa duhet.

Kjo pasi Dembele vazhdon të paraqitet me vonesë në stërvitje, edhe pse në ndeshjet e fundit ka treguar formë më të mirë.

Ousmane Dembele . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Dembele nuk është një fans i jetës së natës, por është dhënë shumë pas serialeve televizive dhe video-lojërave.

Ai qëndron për orë të tëra natën dhe kurrë nuk arrin në orar për stërvitjen e mëngjesit.

Klubi ka vendosur që të mos e gjobisë më lojtarin, por e ka urdhëruar që të mbajë telefonin gjatë gjithë kohës hapur.

Luis Suarez, e Dembele. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Njerëzit e klubit  do të jetë ata që do të kujdesen që ai të zgjohet.

Barcelona beson në aftësitë e sulmuesit, ndaj po punojnë shumë që ai të shkojë në rrugën e drejtë.

Mundësia e huazimit mbetet ende një opsion me Arsenalin që e kërkojnë me çdo kusht. /Telegrafi/