Barcelona gjunjëzon Bayernin (VIDEO)

E publikuar: 06/05/2015 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi e mposhti skuadrën e mësuesit të tij të dikurshëm.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, realizoi dy supergola kundër Bayern Munichut për të dëshmuar se është njëri nga lojtarët më të mirë që ka parë futbolli.

Messi shënoi dy gola, teksa Neymar shtoi një për t’ia siguruar fitoren 3:0 katalunasve kundër bavarezëve në takimin e luajtur në Camp Nou.

Argjentinasi realizoi në minutat 77’ dhe 80’ dy gola të bukur duke bërë që Barcelona të udhëtojë në Gjermani me një epërsi komode. Neymar realizoi në minutat shtesë.


Neymar Goal # Barcelona vs Bayern Munich 3-0 by livegoalshd
Goal Lionel Messi – Barcelona 1-0 Bayern Munich… by Video-Live