Barcelona gati të dërgojë ofertë për talentin francez Todibo

E publikuar: 28/12/2018 03:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mbrojtësin holandez De Light.

Objektivi i ri i Barcelonës për qendrën e mbrojtjes është një tjetër talent që pritet të ketë të ardhme të ndritur.

Jean-Clair Todibo është emri i ri i kataluansve për repartin defensivë.

Francezi luan si qendërmbrojtës dhe këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Toulouses.

Është e përditshmja katalunase, Mundo Deportivo që ka shkruar se Barcelona pritet të transferojë lojtarin.

Jean-Clair Todibo (Foto: Manuel Blondeau/Icon Sport)

Todibo llogaritet si Raphael Varane i ri dhe këtë edicion ka luajtur 10 ndeshje si titullar me Toulousen ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

18-vjeçari ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave italiane si Roma, Napoli dhe Juventus.

Barcelona pritet të nënshkruajë me lojtarin gjatë janarit dhe ta lë atë në huazim deri në qershor tek skuadra e tij aktuale. /Telegrafi/