Barcelona fiton Kupën e Mbretit

E publikuar: 28/05/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar Kupën e Mbretit, pasi në finale e mposhti Alavesin. Katalunasit fituan me rezultat 3 me 1, raporton Koha.net.

Leo Messi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 30, pas një asistimi nga Neymar.

Por, pas tre minutave Alavesi barazoi shifrat me një supergol të shënuar nga Hernandez nga gjuajtja e lirë.

Në përfundim të pjesës së parë Barcelona shënoi edhe dy herë përmes Neymarit dhe Pacos.