Barcelona e pret Sociedadin si lider të tabelës, formacionet zyrtare

E publikuar: 16/12/2020 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Sociedadi është padyshim befasia e këtij edicioni të La Ligas pasi vazhdon kryesimin e renditjes tabelare edhe pas 13-të me 26 pikë, aq sa kanë edhe Atletico Madridi dhe Real Madridi në vendet dy dhe tre.

Por, sonte, Real Sociedadi do të duhet të kalojë një test shumë të vështirë pasi në stadiumin “Camp Nou” do të ballafaqohet me Barcelonën e Ronald Koeman me fillim nga ora 21;00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Griezmann, Braithwaite, Messi, Pedri, Alba, De Jong, Mingueza

Real Sociedad: Remiro, Zubeldia, Portu, Merino, Willian, Januzaj, Guevara, Gorosabel, Monreal, Normand, Zubimendi