Barcelona e para me rrogat e lojtarëve, Messit i takon 15 për qind e buxhetit të pagave

E publikuar: 14/11/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona nuk është lider në shumë gara të futbollit, por edhe në pagesat e lojtarëve.

Katalunasit janë klubi që më së shumti shpenzojnë në pagat e futbollistëve, duke lënë pas shumë klube të mëdha evropiane.

Të dhënat e fundit tregojnë se gjiganti i Camp Nou ndau 487 milionë euro vitin e kaluar, që është 43 për qind më shumë se sezonin e kaluar.

Barcelona (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me sezonin 2017/18 dhe është interesante se 15 për qind e ndarjes shkon për pagën e vetëm një lojtari në Barca, Lionel Messi.

Ky i fundit, i cili fiton dy milionë euro, merr pothuajse një të pestën e të gjithë tortës dhe është e rëndësishme të theksohet se gati tre të katërtat e parave nga të ardhurat vjetore të klubit shkojnë në listën e pagave.

Pas Barcelonës në renditje vjen Real Madridi që shpenzon 395 milionë euro për rrogat e lojtarëve.

Më pas vijnë dy klubet e Manchesterit, ku United shpenzon 337 milionë euro si dhe 296 milionë sosh ndan për lojtarët City.

Lista e ekipeve:

Barcelona 487
Real 395
Manchester United 337
Manchester City 296
Paris Saint Germain 272
Bayern 265
Juventusi 259
Chelsea 256
Liverpool 241
Arsenal 232
Borussia Dortmund 187
Atletico (M) 178
Inter 156
Tottenham 148
Leicester 131 /Telegrafi/