Barcelona e gatshëm ta ulë çmimin e Dembeles

E publikuar: 14/10/2020 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas “SportsMole”, krerët e Barcelonës janë të gatshëm ta ulin vlerën e kartonit të Ousmane Dembeles, vetë qes, vetëm që të krijojnë hapësira në skuadër për ardhjen e transfereve të reja.

Dembele para mbylljes së afatit kalimtar të transfereve spekulohej se ishte afër një kalimi të mundshëm tek Manchester United, por që marrëveshja nuk arriti të përfundohej pasi që vet lojtari nuk dëshironte të largohej nga “Blaugranët”.

Shifra e lartë të cilën po e kërkonte Barcelona bëri që ekipet e interesuara për Dembelen të ofrojnë marrëveshje vetëm për huazim, ofertë të cilën krerët spanjoll do e refuzonin menjëherë.

23 vjeçari nga Franca ka kontratë deri në vitin 2022 me Barçën, por që spanjollët janë të gatshëm që ta shesin edhe për një çmim më të lirë që raportohet të jetë rreth 45 milionë euro.

Ky është një lamë i mirë për ekipet që janë të interesuar për Dembelen, që në merkaton e ardhshme ta sigurojnë lojtarin në radhët e tyre. Ekipet e fundit që kishin regjistruar interesim ishin Manchester United dhe Liverpool, por që të dyja ishin të gatshme ta merrnin Dembelen në formë huazimi dhe jo blerje direkte.