Barcelona dhe Manchester United në bisedime për Ousmane Dembele

E publikuar: 22/09/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Manchester United dhe Barcelona janë duke zhvilluar negociata për një transferim potencial të sulmuesit francez Ousmane Dembele në “Old Trafford”.

Edhe pse ishte lidhur me shumë emra cilësor, “Djajtë e Kuq” kanë arritur të sigurojnë vetëm shërbimet e Donny van de Beek.

Sipas “Sky Sport”, Manchester United po kërkon të sigurojë shërbimet e reprezentuesit francez pasi ka dështuar të arrijë marrëveshje me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon.

Janë drejtorët sportivë të dy skuadrave që po provojnë ta mbyllin operacionin para përmbylljes së afatit kalimtar./kp/