Barcelona bëhet me makinën e saj të parë zyrtare

E publikuar: 08/07/2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i famshëm i futbollit spanjoll tani ka automjetin e tij zyrtar – Cupra Formentor.

Edhe pse lojtarët e Barcelonës kanë përdorur më parë zyrtarisht modele të ndryshme të markave të makinave që sponsorizojnë – në vitet e fundit është Audi – kjo është hera e parë që një makinë është shpallur modeli zyrtar i këtij klubi të futbollit.

Formentor është një SUV e performancës sportive e prodhuar nën kujdesin e nën-markës Seat Cupra. Ky është modeli i parë origjinal me simbolin Cupra pasi marka u formua pak më shumë se dy vjet më parë.

Edhe pse një numër i caktuar i automjeteve do t’i jepen klubit për përdorim, kjo nuk do të thotë se do të shohim yjet e Barcelona në të. Sidoqoftë, futbollistët preferojnë të shijojnë modelet e tyre super sportive, transmeton KosovaPress.

Për ata që shprehin dëshirën për të drejtuar një Formentor si një makinë zyrtare, Cupra ofron një personalizim të veçantë në fabrikën e tij.

Cupra Formentor mundësohet nga një motor i fuqishëm 2.0 litërsh me katër cilindra turbo-benzinë me 310 kuaj fuqi dhe një version hibrid plug-in është gjithashtu i disponueshëm, i mundësuar nga një motor benzina 1.4 litra me 150 kuaj fuqi dhe një elektrik me 116 kuaj fuqi. Fuqia totale e kombinuar e hibridit është 245 kuaj fuqi./kp/