Barcelona befason të gjithë, gati oferta e lartë për Taulant Xhakën

E publikuar: 16/12/2016 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona duket se do të ndërhyjë në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën.Sipas asaj që ka shkruar portali ‘Sportskeeda.com’, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e pëlqen lojën e futbollistit shqiptar Taulant Xhaka.

Kësisoj Barcelona pritet të vihet pas dhe të tentoi transferimin Xhakës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Xhaka luan në disa pozita si mesfushor qendror, mbrojtës qendre dhe mbrojtës i djathtë aty ku Barcelona ka më së shumti nevojë.

‘Sportskeeda’, shkruar se Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë rreth 20 milionë euro për transferimin e Xhakës në ‘Camp Nou’.Portali i njohur ka lavdëruar Xhakën për lojën e tij defensive duke shkruar se ai do t’i përshtatej mjaftë mirë skemave të Barcelonës.

Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të janarit nëse Barcelona do të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të Baselit për yllin shqiptar.

Kujtojmë që Xhaka këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje në elitën e futbollit zviceran dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/