Barcelona – Athletic Bilbao, formacionet zyrtare

E publikuar: 18/03/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dhe Athletic Bilbao kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Blaugranët janë nikoqir të baskëve të Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Ernesto Valverdes ende nuk di për humbje këtë sezon dhe dëshiron të vazhdoj me fitore në mënyrë që të sigurojë sa më shpejt titullin kampion për këtë sezon.

Në anën tjetër, mysafirët e Bilbao në këtë sezon janë larg formës së viteve të kaluara dhe do të ishin të kënaqur me një pikë nga ky udhëtim i vështirë në Camp Nou.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira për këtë ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Paulinho, Coutinho; Dembele, Messi, Alcacer. 

BilbaoArrizabalaga, Saborit, I.Martínez, Nunez, De Marcos, Benat, San Jose, I.Lekue, Raul Garcia, Susaeta, Sabin Merino.

/Telegrafi/