Barcelona aranzhon takim me përfaqësuesit e De Ligt

E publikuar: 30/11/2018 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është e vendosur për të rritur ndjekjen e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona ka organizuar një takim me agjentin holandezit, Mino Raiola.

Mbrojtësi holandez thuhet se nuk kërkohet vetëm nga Barca, por një numër i klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë Paris Saint-Germain, Interin dhe Romën.

19-vjeçari tashmë ka fituar edhe paraqitje ndërkombëtare me Holandën, pasi tashmë ka 13 paraqitje dhe ka bërë 84 paraqitje për ekipin e parë të Ajaxit.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Më parë këtë javë, i njëjti medium raportoi se drejtori sportiv i Barcelonës Eric Abidal ka folur drejtpërsëdrejti me De Ligt në telefon.

Përveç kësaj, gjithashtu është raportuar se Abidal dhe mbrojtësi anglez kanë darkuar së bashku.

Barcelona është e gatshme të përforcojë repartin e tyre mbrojtës – pasi ka pranuar 19 gola në 13 ndeshjet e tyre në La Liga.

Takimi me Raiolan thuhet gjithashtu se mbulon situatën kontraktuale të lojtarit të akademisë së katalunasve, Xavi Simons, i cili thuhet se është interes i një numri të madh klubesh evropiane. /Telegrafi/