Barcelona 4-2 Sevilla, notat e lojtarëve

E publikuar: 20/10/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar ndaj Sevillas me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka arritur të fitojë në Camp Nou ndaj Sevillas, duke iu rikthyer fitores pas katër ndeshjeve, ku pati tri barazime dhe një humbje.

Golat në këtë ndeshje për Barcelonën u shënuan nga Philippe Coutinho (2′), Lionel Messi (12′), Luis Suarez (63′) dhe Ivan Rakitic (88′), ndërsa Pablo Sarabia (79′) dhe Luis Muriel (90+) për Sevillan.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi uruguaian, Suarez, i cili pas një goli dhe një asistimi u vlerësua më notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin mysafir, Tomas Vaclik që u notua me 5.3. /Telegrafi/

Barcelona:

Sevilla: