Barcelona 3-1 Leganes: Notat e lojtarëve, Dembele më i miri

E publikuar: 21/01/2019 00:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër xhiro në La Liga, një tjetër fitore nga Barcelona, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1.

Golat për skuadrën katalunase i shënuan Ousmane Dembele (32′), Luis Suarez (71′) dhe Lionel Mess (90+2′). Ndërsa për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Martin Braithwaite (57′).

Lojtari i ndeshjes ishte Dembele, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike, por që në minutën e 69-të u detyrua të lë fushën për shkak të lëndimit.

Luis Suarez duke festuar golin e tij ndaj Leganes me Jordi Alban (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me notë të lart u vlerësuan edhe Suarez, Jordi Alba, Carles Alena dhe normalisht Messi.

Ata që dëshpëruan paksa ishin mesfushori Arthur dhe mbrojtësi belg, Thorms Vermalen.

Te mysafirët paraqitjet të mirë kishin Youssef En Nesyri, Mikel Vesga dhe Oscar Rodriguez, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Barcelona:

Leganes:

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Gironas. /Telegrafi/