Barça thyen traditën, emrat e lojtarëve në fanellë edhe në gjuhën kineze

E publikuar: 06/02/2019 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona do të ketë fanella ndryshme nga që jemi mësuar deri më tani ndër vite.

Kataluansit do të mirëpresin para shikuesve të vetë skuadrën e Real Madridit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Blaugranat kanë vendosur që emrat e yjeve të klubit të shkruhen në kinezisht mbi numrin e tyre.

E gjithë kjo në saje të festës së Vitit të Ri Kinez, gjë që është hera e parë që gjigantët spanjollë kanë thyer traditën e tyre.

Udhëheqësit e La Ligas do të udhëtojnë në Kinë dhe Japoni gjatë verës ndërsa pritet të takohen me tifozët e tyre në Azi.

Ndërkohë, nuk dihet nëse vendasit do të kenë në dispozicion shërbimet e lojtarit më të mirë të tyre, Lionel Messit, i cili ka pësuar një lëndim gjatë fundjavës së kaluar.

Ndryshe, kujtojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 27 shkurt në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/